Lajmin e bëri të ditur basketbollisti

Lajmin e bëri të ditur basketbollisti

Kevin Durant ka rezultuar pozitiv me koronavirus. “Ylli” i Brooklyn Nets e ka bërë të ditur personalisht lajmin se është një ndër katër personat e prekur nga virusi i rrezikshëm, por pa e saktësuar se cilët janë të tjerët.

“Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesemi për veten dhe të izolohemi. Do t’ia dalim”, ka thënë ai.

Daniele Rugani (Juventus) është rasti i parë në Serinë A, Mikel Arteta (Arsenal) trajneri i parë i prekur, por tashmë po zbulohen ditë pas dite emra të tjerë sportistësh, të sporteve të ndryshme dhe në vende të ndryshme, që janë pozitivë me koronavirus.