MVP i finaleve të NBA nuk do ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë

MVP i finaleve të NBA nuk do ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë

Golden State Warriors si kampionë aktual të NBA, do të ftohen për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me presidentin Donald Trump, ashtu siç e do tradita.

Por basketbollisti i më i mirë i finales së sezonit të shkuar, Kevin Durant, ka dalë hapur duke konfirmuar se ai nuk do të shkojë atje, pasi nuk ka respekt për presidentin e tanishëm të SHBA-ve.

“Jo, nuk do të shkoj”, ka thënë Durant për ESPN.

“Nuk kam respekt për njeriun i cili është në atë zyrë”, ka theksuar ai duke aluduar për Trumpin.

Durant beson se edhe shokët e tjerë të skuadrës do ta refuzojnë vizitën në Shtëpinë e Bardhë.