Durrësi pas tërmetit, shembet pallati 6 katësh

Është konstatuar i pabanueshëm nga grupet e inspektimit

Një pallat gjashtë katësh është shembur, në lagjen nr 13 të Durrësit, i cili është konstatuar i pabanueshëm nga grupet e inspektimit.

Janë marrë të gjitha masat dhe janë evakuar banorët e dy ndërtesave që ndodhen afër tij.

Forcat xhenios pasi punuan mbi dy orë për të hapur vrimat ku u vendos eksplozivi, kryen shpërthimin e kontrolluar.

Në vendin e ngajrjes, përveç ekipeve të batalionit Xhenio, mbrojtës nga zjarri dhe shpëtimi, ekipet e Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtare si dhe specialistë, raporton oranews.

Mbi 51 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmetit.

Back to top button