Ishte pjesë edhe e serialit "Kosem"

Ishte pjesë edhe e serialit “Kosem”

Aktorja e mirënjohur Ahsen Eroğlu i dha jetë rolit të “Duru-së” në serialin turk “Anne”.

Ajo njihet si një vajzë e mençur dhe shumë e dashur në rolin e saj si “Duru”. Gjithashtu, në jetën reale njihet si një vajzë e dashur dhe e thjeshtë.

“Duru” është lindur në Çorlu të Turqisë në maj të vitit 1993. Ajo përfundoi shkollimin e saj në Shkollën e Lartë të Edukimit Fizik në Universitetin “Ege” gjithashtu, përfundoi studimet për aktrim.

Ajo luajti në filma komercial dhe pastaj filloi të shfaqet në ekranet televizive, shkruan rtv21.tv.

Ahsen Eroğlu eksperiencën e parë në ekranet televizive e filloi ne vitin 2015, pastaj mori pjesë në serialin “Kosem” i cili u transmetua në RTV21 dhe tani në serialin “Anne”./21Media