Sonte në Debat Pernime që shfaqet në RTV 21 u përballën kandidatët për kryetar të Gjakovës

Sonte në Debat Pernime që shfaqet në RTV 21 u përballën kandidatët për kryetar të Gjakovës

Edmond Dushi, kandidat i AKR-së për kryetar të Gjakovës vendosi që të mos e shpalosë planin e tij në kohën e caktuar për këtë, pasi sipas tij qytetarët e Gjakovës e dinë tanimë planin e AKR-së.

Ai këtë kohë e shfrytëzoi për të folur për diçka tjetër. Dushi tregoi se me datën 2 tetor në një debat ai kishte kritikuar përkrahjen e pamjaftueshme për muzetë e Kosovës, me theks të veçantë muzeu etnografik.

Dushi tha se qysh nga viti 2015 ndahet buxheti për investim në muzetë e Gjakovës, mirëpo asnjëherë muzetë nuk i kanë pranuar këto investime, shkruan rtv21.tv.

Ai ishte kritikuar nga drejtori i muzeut e drejtori i rinisë, kulturës dhe sportit për deklaratat e tij, duke thënë siç pretendon Dushi se është investuar në muzeun etnografik, e të kundërtën Dushi thotë se mund ta dëshmojë me anë të fotografive.

Ai kërkon nga drejtori i kulturës, rinisë dhe sportit që të kërkojë falje, ose këtë ta bëjë Mimoza Kusari-Lila në emër të vartësit të saj./21Media