Duterte dërgon ushtrinë për të luftuar Shtetin Islamik

Presidenti i Filipineve humb durimin

Ushtria e Filipineve ka hyrë me tanke në qytetin Maravi, në jug të vendit, në të cilin kryengritësit myslimanë, të lidhur me Shtetin Islamik, dogjën disa objekte, rrëmbyen 10 persona dhe vendosën flamujt e organizatës terroriste

Me mijëra njerëz u arratisën sot në mëngjes nga Maravi, ndërsa mbi qytet ngritej tymi i zi. Së paku 21 persona u vranë gjatë përleshjeve që filluan të martën në mbrëmje, në momentin kur ushtria u angazhua kundër ekstremistëve në Maravi, qytet ky me 200 mijë banorë, shumica prej tyre myslimanë, shkruan rtv21.tv

Operacioni i ushtrisë dështoi, pasi që ekstremistët ftuan përforcime, e më pas pushtuan ndërtesën e parlamentit të qytetit, spitalin, burgun dhe dogjën një kishë, një kolexh dhe disa shtëpi.

Presidenti Rodrigo Duterte për shkak të konfliktit ndërpreu vizitën e tij në Rusi dhe dha urdhër për vendosjen e administratës ushtarake në ishullin jugor, Mindanao, duke paralajmëruar se ligjin ushtarak mund ta vendos në gjithë vendin. Kjo do ti mundësonte Dutertes që të shfrytëzonte ushtrinë për arrestime dhe bastisje./21Media

Back to top button