Dy aderime të reja në AAK

Të aderuarit të bindur për suksesin e Haradinajt

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i janë bashkuar dy intelektualë të shquar, prof. dr. Shukri Fetahu dhe gazetari i Melazim Koci.

Me rastin e aderimit, ata u pritën kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se nga ekspertët dhe intelektualët që në vazhdimësi po i bashkohen Aleancës, pret kontribut dhe rol në projektin e përbashkët për një Kosovë më të mirë dhe të zhvilluar në të gjitha fushat.

Sipas Haradinajt tha se tashmë ka ardhë koha e rinisjes drejt vendimeve të mëdha, për hapjen e rrugës proceseve zhvillimore, me ritëm më të shpejtë dhe përkushtim nga secili.

Nga ana e tij, Fetahu ka thënë se ishte oferta e sinqertë në interes të përgjithshëm për progres dhe zhvillim të vendit, ajo që më bëri që pa asnjë dilemë t’i bashkohem ekipit të kryeministrit në ardhje, Ramush Haradinajt.

I bindur në suksesin e vendit në rrugën që do ta trasojë kryeministri në ardhje Haradinaj, u shpreh edhe gazetari i njohur Melazim Koci, derisa ka treguar arsyet dhe motivin që t’i bashkohet  AAK-së./21Media

Back to top button