Dy alpinistë humbën jetën në malet e Sllovakisë

Borë e erëra të forta

Dy alpinistë të rinj polakë kanë humbur jetën në malet e larta Tatra të Sllovakisë mes erërave të forta dhe borës së madhe.

Shërbimi i shpëtimit malor i Sllovakisë tha se ekipi “gjeti dy trupa alpinistësh polakë të moshës 27 dhe 25 vjeç, të shtunën pasdite pranë majës Kezmarsky me 2 mijë e 558 metra të lartë, transmeton rtv21.tv.

Erërat e forta dhe dukshmëria shumë e ulët për shkak të rënies së borës, fillimisht kishin ndaluar helikopterët e shpëtimit të afroheshin në zonë ku ishin trupat e viktimave.

Alpinistët ishin nisur të premten për ta pushtuar këtë majë, por nuk është e qartë se cilën rrugë e kanë ndjekur për t’u ngjitur.

Malet Tatra shtrihen përgjatë kufirit mes Sllovakisë dhe Polonisë. Maja më e lartë në këto vargmale quhet Gerlachovsky dhe ndodhet në 2 mijë e 655 metra lartësi mbidetare./21Media

Back to top button