Kriza në martesën e tyre po ndodhë për shkak të distancës

Kriza në martesën e tyre po ndodhë për shkak të distancës

Viti i shkuar ka qenë një ndër më të rëndësishmit për koreografin Albi Nako dhe balerinën Klaudia Pepa. Dy balerinët e famshëm i kemi parë të shijojnë mjaftë suksese profesionale e pasion të zjarrtë në privatësi.

Megjithatë, këtë vit gjërat duket se nuk shkojnë edhe aq mirë për ta, pasi çifti është në prag të ndarjes. Ndonëse arsyet ende nuk janë bërë të ditura besohet se kriza në martesën e tyre po ndodhë për shkak të distancës dhe ndryshimeve që ka pësuar jeta e Klaudias.

Edhe në rrjetet sociale vihet re se fotoja e fundit e përbashkët e çiftit i takon muajit nëntor. Klaudia është fokusuar kryesisht tek shkolla e saj në Itali dhe natyrisht, suksesi si balerinë në shtetin fqinj. Ndërsa Albi vazhdon të jetë i impenjuar me spektaklet e televizioneve shqiptare.

Vitin që shkoi koreografi udhëtonte shpesh në Itali për t’i dhënë mbështetje të dashurës së tij, diçka e tillë duket e pamundur për t’u bërë përjetësisht, e sipas burimeve, kjo është edhe arsyeja e vështirësive të tyre në raport./21Media