Dhunë në familje

Dhunë në familje

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë rreth orës 21:38 në Klinë.

Sipas policisë një grua është ankuar në polici se është sulmuar fizikisht nga dy familjarë.

“Viktima femër/K shqiptare raporton se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj/K shqiptarë”, ka konfirmuar policia në raportin 24 orësh.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media