Sonte mbahet një akademi përkujtimore

Sonte mbahet një akademi përkujtimore

Në vazhdën e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, shoqata e intelektualëve “Jakova”, organizon akademi përkujtimore “Dy dekada ankth e pritje – zbardhja e fatit të pagjeturve”.

Në këtë akademi do të flasin Nesrete Kumnova dhe Luljeta Sharani. Gjithashtu, do të shfaqet edhe filmi dokumentar “Mjaft lot…o zot”, i autorit Jahja Shehu.

Akademia mbahet në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”, në Gjakovë, duke filluar nga ora 20:00.

Nga numri i përgjithshëm i personave që llogariten si të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë më 1999, kanë mbetur edhe 1 mijë e 647 njerëz, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë./21Media