Si lindi, u zhvillua dhe me cilat vështirësi u ballafaqua deri më sot RTV 21

Si lindi, u zhvillua dhe me cilat vështirësi u ballafaqua deri më sot RTV 21

Sonte me fillim nga ora 21: 30 në një edicion special do të mund të ndiqni rrugëtimin e Radiotelevizionit 21 përgjatë 20 viteve sa edhe ka jetë kjo shtëpi e madhe mediale.

Sfidë pas sfide duke kaluar edhe kohërat më të vështira të luftës në Kosovë qëndroi sotik dhe besnik në informim të drejt dhe paanshëm.

Radiotelevizioni 21 u themelua në Prishtinë, në vitin 1998, si medium bashkohor duke iu përgjigjur kërkesave të shoqërisë kosovare për informim të drejtë dhe të plotë.

Radio 21, si radio e parë shqiptare në internet, filloi transmetimin në maj të vitit 1998. Ndërsa, prej janarit të vitit 1999 transmetonte edhe në audio kanalin satelitor të BBC World Service. Në mars të vitit 1999, pas fillimit të bombardimit të NATO-s, forcat paramilitare serbe dëbuan nga Kosova themeluesit dhe punëtorët e Radios 21. Në ekzil, në Maqedoni, Radio 21 rihapi faqen e vet të internetit në prill të vitit 1999, vetëm 14 ditë pas pezullimit të transmetimit.

E kështu për vite me radhe duke shënuar tani dy dekada punë , shtëpia mediale 21 Media numëron gjithsej 7 kanale televizive, radion dhe dy portale, me bazë njërën në Kosovë dhe tjetrën në Maqedoni./21Media