Nismës i bashkohet dy deputet të komuniteteve

Nismës i bashkohet dy deputet të komuniteteve

Dy deputet të komuniteteve, Etem Arifi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim dhe Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane i janë bashkuar sot Nismës Socialdemokrate.

Këtë e ka bërë të ditur, shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

Ai tha se Nisma do ju ofrojë mundësi në grupin parlamentar të saj, po ashtu do të jenë pjesë e komisioneve.

Kësisoj, Nisma nga gjashtë deputetë sa ka aktualisht në Kuvendin e Kosovës do të numërojë tetë përfaqësues të popullit./21Media