I japin ultimatum 24 orë të korigjojnë gabimin

I japin ultimatum 24 orë të korigjojnë gabimin

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha ka thënë se Policia e Kosovës dhe ministria e Punëve të Brendshme, në konkursin e shpallur sot për pranimin e pjesëtarëve të rinj, ka diskriminuar komunitetin Egjiptian/Ashkali.

“Me dashje apo pa dashje me qëllim apo pa qëllim, Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e diskriminon dhe përjashton nga Konkursi Publik i Policisë së Kosovës kandidimin e pjesëtarëve nga komuniteti Egjiptian dhe Ashkali”, thuhet në reagimin e Berishës.

“Sic shihet nga formulari i aplikimit Egjiptianët dhe Ashkalit nuk e kanë mundësin të kandojnë pasi që i është mohuar e drejta e deklarimit të përkatësisë etnike për dallim me komunitetet tjera. Ne deklarojmë se kurr nuk do e lejojmë këtë praktikë diskriminuese nga e kaluara . Ne jemi kategori kushtetuese deri sa në konkurs përfshihen kategori jo kushtetuese ( Qerkez dhe Kroat ) dhe ky gabim është i pafalshëm”, thuhet tutje në reagim.

Berisha tutje ka thënë se Egjiptianët dhe Ashkalinjët institucionin e policisë së Kosovës e konsiderojn si institucion kredibil dhe nuk e presin përjashtimin nga ky institucione.

“Publikisht unë dhe kolegu im deputet z. Hetem Arifi deklarohemi nese ky gabim nuk korigjohet brenda 24 orëve, ne do të largohemi nga koalicioni Qeveritar i Qeverisë Haradinaj”, thuhet në reagim./21Media

Kliko këtu për më shumë info mbi konkursin.