Dy familje në Deçan zgjasin dorën e pajtimit

Familja Mazrekaj nga Drenoci i Deçanit shtrinë dorën e pajtimit familjes Sadikaj nga Ratishi i Deçanit

Familja Mazrekaj më 14 Janar të vitit 2013 në një aksident komunikacioni përgjatë magjistrales Deçan –Pejë ka humbur dy anëtarë të familjes vëlla e motër Tafil (Qazim) Mazrekaj dhe Lumnije Mazrekaj Gashi .

Sot pas më shumë se 4 vitesh anëtarët e familjes mblodhën guximin për të shfaqur një trimëri të rrallë që shpesh është dëshmuar në këto treva, dhe falën gjakun e më të dashurve të tyre, ashtu siç e do Kanuni i Lekë Dukagjinit, shkruan rtv21.tv.

Kujtojmë se Deçani qysh në vitet 90ta ka qenë vatër e faljeve të gjakut, e këtë e ka dëshmuar edhe mbledhja gjithkombëtare tek Verrat e Llukës në vitin 1990, ku në krye me patriotin Anton Çetta u falën 66 gjaqe. Ky ishte tubimi më i madh në historinë e Kosovës, ku ishin të pranishëm mbi gjysmë milioni njerëz./21Media

Back to top button