Dy familje në Drenas behën me shtëpi banimi

Lladrovci ka falënderuar donatorët për ndërtimin e shtëpive

Në prag të përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit, familja e Mentor Aliut nga fshati Shtuticë i Komunës së Drenasit është bërë me shtëpi të re banimi, falë fondacionit “Golden Eagle”, sikurse edhe familje e Mufail Hajdarit nga fshati Abri, donacion nga ndërmarrja “Vëllezërit Likoshani”.

Përfaqësuesi i fondacionit “Golden Eagle”, ka thënë se ndërtimi i kësaj shtëpie ka qenë mese e nevojshme, sidomos në trevën e Drenasit, pasi që është rajoni më i shkatërruar nga lufta e fundit.

Ai ka thënë se ndihet i lehtësuar, që sot një familje ka ku të pret festën e Fitër Bajramit.

Ndërsa pronari i ndërmarrjes “Vëllezërit Likoshani”, Ismet Nebihu ka thënë se me vullnetin me të madh kanë punuar që kjo familje të këtë shtëpi banimi.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar donatorët për ndërtimin e shtëpive në Komunën e Drenasit.

Ai ka thënë se kjo është një lehtësim për Komunën, pasi që ka një numër të familjeve që janë ne nevojë për ndërtimin e shtëpive.

Lladrovci po ashtu ka njoftuar se këto janë dy shtëpitë e përfunduara nga këta donatorë, ndërsa një tjetër është afër përfundimit dhe do të nisin edhe dy të tjera për familjet që janë në kushte të renda ekonomike e sociale./21Media

Back to top button