Tensione mes dy familjesh në Shqipëri

Tensione mes dy familjesh në Shqipëri

Një situatë e tensionuar po ndodh pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, në Shqipëri. Dy familje kundërshtojnë largimin e tyre nga banesa, ndërkohë që ndodhen dhjetra forca policie.

Familjarët nuk pranojnë të dalin nga banesa dhe kanë ndezur zjarr në banesë. Situata po ndodh në vijim e sipër dhe shumë detaje janë ende të paqarta.

Familjarët akuzojnë një person se po i merr shtëpitë me dokumente të falsifikuara. Nga banorët mësohet se ata janë në konflikt me një firmë ndërtimi, e cika ka fituar procesin gjyqësor, i cili ka nisur 22 vjet më parë. Në këto dy banesa jetojnë 15 persona, të cilët thonë se pronat i kanë blerë nga shteti dhe i kanë të legalizuara.

“Në 1997 dhe nuk e merr çertifikatën për 20 vjet. Bëri kontratën me ne, pasi bëri kontratën i jep çertifikatën. Tani thotë kjo është toka ime. Shtëpinë e kam blerë nga shteti në 1993. Kam lindur tek kjo shtëpi, janë ndërtuar nga shteti në 1953.” tha një banor./oranews