Ka të lënduar

Ka të lënduar

Pas një mosmarrëveshjeje dy familje nga Prizreni janë përleshur mes vete.

Incidenti raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 16:08 në rrugën e “Ulqinit” në Prizren.

Sipas policisë në rrahje u përfshin burra e gra.

“Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes dy familjeve ku janë përfshirë pesë meshkuj dhe dy femra që të gjithë K-Shqiptar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të dyshuarit dhe një grua kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./21Media