Familja e fëmijëve bëri të ditur se nuk kanë tualet në shtëpi

Familja e fëmijëve bëri të ditur se nuk kanë tualet në shtëpi

Dy burra u arrestuan në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh-it të mërkuren pasi dyshohet se mbytën dy fëmijë që kryen nevojat fiziologjike në rrugë të hapur.

Roshni, 12 vjeç dhe Avinash, 10 vjeç u sulmuan të mërkuren, derisa po kryenin nevojat personale pranë një rruge fshati.

Familja e fëmijëve i thanë BBC Hindi se nuk kanë tualet në shtëpi.

Miliona Indianë të varfër kryejnë nevojat personale në vende të hapura, gjë që veçanërisht i vë në rrezik gratë dhe fëmijët.

“Të dy fëmijët u rrahën për vdekje me shkopinj”, tha shefi i policisë Rajesh Chandel për BBC-në, Shuraih Niazi.

Brenda disa orësh nga sulmit të mëngjesit të së mërkurës, policia arrestoi dy burra, Rameshwar Yadav dhe Hakim Yadav, raporton BBC.

Fëmijët, Roshni dhe Avinash ishin kushërinj, por Roshni ishte rritur nga prindërit e Avinash dhe kishte jetuar me ta./21Media