Bukuroshja shqiptare sot festoi dy ngjarje të rëndësishme

Bukuroshja shqiptare sot festoi dy ngjarje të rëndësishme

Dita e sotme për modelen e njohur shqiptare, Almeda Abazin dhe aktorin e njohur turk, Toglahan Sayisman-in ishte pak më e veçantë se ditët tjera.

Kjo për faktin se bukuroshja shqiptare, Almeda festoi datëlindjen e saj. Me këtë rast aktori i njohur ka uruar personin e saj të zemrës me fjalët më të mira.

Qysh në mëngjes modelja e njohur mori një urim nga bashkëshorti i saj, Tolgahani apo ”Çënari”, por ky i fundit një të tillë së bashku me një fotografi të bukur e publikoi pak më vonë me rastin e datëlindjes së bashkëshortes së tij, shkruan rtv21.tv

Në ditën e sotme, pra në datëlindjen e Almedës, çifti i njohur e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë vitin e kaluar, andaj për këtë aktori zgjodhi fjalët më të mira për bashkëshorten e tij, Almedën.

“Zemra ime e bukur, e pastër, e dashura ime, gjithçka e mija. Urime ditëlindjen  dhe përvjetorin dhe shpresoj që Zoti  të na jap përvjetorë të tjer të mrekullueshëm,  për të ecur së bashku më shumë, për të kapërcyer pengesat e vështira të jetës, për të qenë i lumtur dhe të qetë çdo herë. Unë të dua shumë, shumë”, ka shkruar ”Çënari” krahas fotografisë së publikuar, të cilën e kanë bërë në ditën e dasmës.

Ndryshe, Almeda dhe Tolgahan janë mjaft aktiv në rrjete sociale, në të cilat ndajnë momente të ndryshme me ndjekësit e tyre të shumtë./21Media