Aguero shënoi dy gola

Aguero shënoi dy gola

Manchester City mposhti Bournemouth si mysafir në raundin e tretë të Premierë Ligës me rezultat 3:1.

Të përzgjedhurit e Pep Guardiola arritën triumfin e tyre të dytë të sezonit dhe zunë vendin e dytë në renditje me shtatë pikë nga tri ndeshje.

Sergio Aguero shënoi dy gola në minutat 15 dhe 64, derisa golin e tretë për City e shënoi Sterling në minutën 43.

Vendësit arritën të shënojnë golin e vetëm në takim përmes Wilson në minutën e tretë të kohës shtesë të pjesës së parë.

Në tabelë prin Liverpool, i cili mbrëmë mposhti Arsenalin 3:1, me gjithsej 9 pikë.