Shtatëzënia te gratë

Shtatëzënia te gratë

Komplikimet në shtatzëni për shkak të fruthit mund të rezultojnë në humbje të fetusit.

Por oficeri mjekësor i Shërbimit Shëndetësor Rajonal të Auckland Auckland, Dr William Rainger tha se është e kuptueshme pse shqetësohen nënat shtatzëna në Auckland.

Pesë gra shtatzëna janë shtruar në spital dhe dy prej tyre kanë humbur fetusit pas komplikimeve nga fruthi në Zelandën e Re. Nënat, të dyja nga qyteti verior i Auckland, ishin me fruth dhe ndërlikimet nga sëmundja çuan në humbjen e foshnjave të tyre. Ato ishin 3 muajshe shtatzënë.

Këto nuk llogariten si vdekje direkte nga fruthi, por më tepër komplikime serioze që lidhen potencialisht me fruthin tek nëna,”-tha Shërbimi i Shëndetit Publik Rajonal i Auckland (ARPHS).

Tri gra të tjera shtatzënë me fruth janë shtruar gjithashtu në spital, transmeton rtv21.tv.

Fruthi mund të parandalohet lehtësisht. Nëse vaksinoheni me një dozë e cila është 93% efektive në parandalimin e sëmundjes. Nëse jeni të vaksinuar me dy doza, sipas udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore, bëhet 97% efektiv.

Gratë shtatzëna nuk janë më të prekurat nga fruthi, por nëse nuk vaksinohen kanë rrezik aborti më të madh, lindje të parakohshme dhe lindje të foshnjave me peshë të vogël.

Zelanda e Re eliminoi zyrtarisht fruthin për herë të parë në vitin 2017. Por tani është rikthyer dhe është shpërthimi më i madh në 20 vjet, thanë zyrtarët./21Media