Meta i cilësoi si dy artistë të jashtëzakonshëm

Meta i cilësoi si dy artistë të jashtëzakonshëm

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta  ka dekoruar Rexhep Çelikun dhe Liljana Cingun, dy kolosët e valles shqiptare popullore me dekoraten e lartë “Nderi i Kombit”. Në një ceremoni në presdiencë, kreu i shtetit vlerësoi artistët e shquar të valles dhe kulturës shqiptare.

Meta ka vlerësuar me dekoratën ‘Nderi i Kombit’ dy valltarët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu për kontributin ndër vite.

Meta i cilësoi si dy artistë të jashtëzakonshëm.

Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu, janë dy valltarë të njohur të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore./21Media