Dy komunat që synojnë bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Ferizaji dhe Gjilani synojnë të bashkëpunojnë në fushën e bujqësisë

​Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, Burim Bajrami paraditen e sotme ka pritur në takim homologun e tij nga Gjilani, Ramiz Krasniq me ç’rast u diskutua për formën e bashkëpunimit mes dy drejtorive, në fushën e bujqësisë dhe mbrojtjes së pyjeve.

Sipas kumtesës për media nga Komuna e Ferizajt, drejtori Bajrami ka njoftuar mysafirin me gjendjen në sektorin e bujqësisë në komunë, si dhe hapat që ka ndërmarr ekzekutivi, me mbështetjen e Kryetarit Agim Aliu për të vendosur rregull në investimet në fushën e bujqësisë.

Shqetësuese për të dy komunat u vlerësua dëmtimi i pyjeve, por edhe problemi me qenët endacak sfidë kjo institucionale si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.

Në anën tjetër, Ramiz Krasniqi, drejtor i bujqësisë në Komunën e Gjilanit u shpreh tejet falënderues për gatishmërinë e Komunës së Ferizajt, për të ndihmuar në këtë sektor duke siguruar forcimin e raportit të bashkëpunimit mes këtyre dy komunave.

Po ashtu interesim të veçantë drejtori Krasniqi tregoi për projektin e furnizimit të fermerëve me kulturën e arrës projekt i realizuar tashme nga komuna e Ferizajt.

Back to top button