Dy lojtarët nga Kosova shënuan 11 gola
19 Nëntor 2019
Zvicra fitoi 16:1
Zvicra fitoi 16:1
Kombëtarja e Zvicrës U-19 e shkatërroi Kombëtaren e Gjibraltarit U-19 me rezultatin 16:1.
Në takimin e sotëm kualifikuese, shkëlqyen dy futbollistët me prejardhje nga Kosova, të cilët arritën të shënonin gjithsej së bashku 11 gola.
Sulmuesi, Lorent Tolaj, ishte pafalshëm para portës kundërshtare, duke shënuar 8 gola në këtë takim.
Tolaj, shënoi nga katër gola çdo 45 minuta, ndërsa me tri gola kontribuoi edhe lojtari tjetër nga Kosova, Orges Bunjaku.