Maska të mira dhe të lehta për flokët

Maska të mira dhe të lehta për flokët

Për të gjithë që kanë probleme me flokë të dëmtuara apo te thata, maskat për flokë janë të shkëlqyeshme për përmirësim të gjendjes së përgjithshme të flokut.

U sjellim më poshtë dy maska të shëndetshme, por edhe të lehta për t’u përgatitur:

Maskë me vezë

Përzieni dy vezë me dy lugë ujë. Përdorni në flokë të lagura dhe bëni si masazh për flokët. Lërni 10 – 15 minuta dhe pastroni me shampon të butë.

Maskë prej mjaltit dhe vaj ullirit

Përzijeni tri lugë vaj ulliri me dy lugë mjaltë. Njëjtë si në rastin e mëparshëm. Pas gjysmë ore ose më shumë pastroni flokët.