Akuzohen për propagandim të terrorizmit dhe rekrutim për një grup terrorist

Akuzohen për propagandim të terrorizmit dhe rekrutim për një grup terrorist

Një gjykatë në republikën ruse të Tatarstanit arrestoi dy persona të dyshuar për mbështetjen e grupit ekstremist Shteti Islamik (IS) dhe për planfikimin e një sulmi terrorist.

Gjykata e qarkut Vakhitov i dërgoi të enjten dy të dyshuarit Ruslan Shamsutdinov dhe Ilshat Zainabutdinov në paraburgim për dy muaj.

Ata u arrestuan një ditë më parë dhe u akuzuan për propagandim të terrorizmit dhe rekrutim për një grup terrorist.

Shërbimi Federal i Sigurisë tha se agjentët e tij konfiskuan eksplozivë dhe përbërës për pajisje shpërthyese nga dy të dyshuarit.

Autoritetet ruse kanë thënë se, në vitet e fundit, rreth 2,000 shtetas rusë kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar së bashku me militantët e Shtetit Islamik./REL