Dy mënyra ideale për të kursyer paratë

Edhe pse duket shumë e paarritshme, mund të jetë një gjë shumë e lehtë për t’u bërë

Kursimi i para gjithsesi se varet nga paga qe marrim, ata qe kanë paga me të ulëta kursejnë më pak se sa ata që e kanë pagën më të madhe. Duke u bazuar  në rutinën ditore përafërsisht dimë se sa do shpenzojmë gjatë ditës, e kur bëhet fjalë se sa shpenzojmë çdo muaj mund të jetë më e vështirë.

E mënyra më adekuate e kursimeve, mbetet hapja e llogarive bankare të kursimeve, pagesat e bëra me kartë krediti është më e lehtë për shpenzimin e parave se sa mënyra e të paguarit kesh, pasi që dihet saktësisht se sa para ju kanë mbetur.

Kursimi i parave arrihet pak edhe nga tradita, element ky të cilin mund ta vazhdojmë përvojën e prindërve tanë, si dhe nga mjedisi që na rrethon çdo ditë, për t’i menaxhuar më mirë kursimet duhet të jemi kritikë së pari në vetën tonë e më pas edhe në familje.

Sipas pedagogut, Blerim Osmanaj kur shkalla e riskut është e madhe, shkalla e kursimit është më e lartë. Është një rregull, që varësisht nga burimi i financimit rritet shkalla e riskut. “Nuk është e njëjtë sikur të marrësh borxh të holla, sepse ato do t’i kursesh më shumë sesa ato para që i ke të rregullta”, ka thënë Osmanaj.

Nëse është fjala për familje, është ekonomi famlijare, nëse është fjala për ndërmarrje prodhuese, është për të qenë prodhueshmëria e mirë, nëse është fjala për bankë, ka të bëjë me një raport të mirë mes të hyrave dhe të dalave.

Arkat e vogla në shtëpi një metodë krejt e thjeshtë por që na hynë në punë

Një shprehi e bërë nga vetja jonë për ta mbushur ato me çdo cent mund të jetë puna më e mirë që ia bëjmë vetes sonë. Ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë edhe ndarjen e një sasie të parave në një arkë të vogël kursimi, e cila mund të mbahet në shtëpi dhe të shërbejë shumë për një kohë të gjatë ose për të kryer ndonjë blerje.

“Vendosni qëllime të kursimit”, thonë ndër të tjera ekspertët e makro dhe mikroekonomisë. Menaxhimi më i mirë është që çdo blerje që e bëjmë duhet t’i planifikojmë së pari dhe të shohim shpenzimet mujore, e më pas të kryejmë blerjet.

Hapja e një llogarie kursimi

Nga hapja e kësaj llogarie, mund të marrim interes më të mirë në llogaritë e kursimeve, sesa në llogaritë rrjedhëse bankare. Hapja e një llogarie kursimi në banka vlerësohet të jetë mënyrë e lehtë për të kursyer dhe të kemi një të ardhme me më pak probleme./21Media

Back to top button