Uji me limon dhe mjaltë dhe uthulla luajnë rol të rëndësishëm

Uji me limon dhe mjaltë dhe uthulla luajnë rol të rëndësishëm

Zgjimi është një gjë, por në të vërtetë ndjesitë zgjohen në mënyra krejtësisht të ndryshme. Sipas shkencës, momenti më i mirë për ta pirë një kafe nuk është mëngjesi i hershëm, edhe pse pjesa dërrmuese e njerëzve nuk arrijnë të zgjohen pa pirë kafe.

Por ka dy mënyra për ta rifilluar mëngjesin me këmbë të djathtë.

Ujë i ngrohtë me limon dhe mjaltë- Kjo përzierje ka shumë vlera ushqimore dhe është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur çdo mëngjes, sado vonë që të jesh dhe nuk përmban asnjë përbërës artificialë shtesë. Ujë i ngrohtë me limon ndihmon edhe tretjen dhe të jep më shumë energji. Gjithashtu, kjo përzierje pastron dhe hidraton lëkurën, përmirëson sistemin imunitar, por edhe freskon frymëmarrjen. Ndërsa mjalti, përveç vlerave shëndetësore, i shton ëmbëlsi përzierjes.

Uthulla e mollës- Shumica e njerëzve që e kanë provuar dhe e kanë bërë pjesë të çdo mëngjesi uthullën e mollës, betohen për të. Nëse kjo të duket e rëndë, atëherë për ta zbutur, përzje një ose dy lugë gjelle uthull molle me 8 masa ujë.

Uthulla e mollës në mëngjes është një burim mjaft i mirë energjie, balancon nivelet e pH-it dhe ndihmon shumë tretjen. Këto dy lëngje natyrale në mëngjes janë një zgjedhje mjaft e mirë për t’u zgjuar vërtet pasi je çuar nga shtrati./21Media