Dy orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova

Në vendkalimet tjera kufitare gjendja është e mirë

Kolona të gjata janë formuar sonte në pikën kufitare në Merdare. Në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë në dy orë, ndërsa kolona arrin në 500 metra.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të dalë nga Kosova në Merdare pritet deri në 120 minuta.

Ndërsa, në vendkalimet tjera kufitare gjendja është e mirë, pritjet më të gjata arrijnë deri në 10 minuta.

 

Back to top button