Arerstohen dy persona në Florida

Arerstohen dy persona në Florida

Dy burra janë arrestuar pasi kapën një aligator dhe i dhanë birrë për të pirë. Ndërsa një prej tyre e inkurajoi zvarranikun ta kafshonte në krahun e tij.

Timothy Kepke, 27 vjeç dhe Noah Osborne, 22 vjeç, filmuan incidentin që ndodhi në datën 26 gusht në Palm City, transmeton rtv21.tv.

Policia raporton se Osborne e kapi aligatorin me duar në rrugë. Ndërsa 27-vjeçari e inkurajoi zvarranikun që ta kafshonte në krah para se t’i jepte birrë për të pirë.

Kepke u tha autoriteteve që ai kishte konsumuar disa birra atë ditë, por pretendoi se ai ishte i dehur gjatë incidentit. Më pas ata e liruan të gjallë kafshën.

Të dy Kepke dhe Osborne u arrestuan në 3 tetor pasi policia mësoi për videon e incidentit dhe u akuzuan për marrje të paligjshme të një aligatori./21Media