Sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë

Sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, sot në fshatin Treboviq në Pejë, janë plagosur dy persona.

Personat e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar.

Me datë 16 maj 2019 rreth orës 15:25, Policia e Kosovës është njoftuar se në fsh. Treboviq – Pejë për të shtëna me armë zjarri. Menjëherë njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe është arrestuar personi i dyshuar: B. K.                lindur me 1964                      m/k/sh.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari, janë plagosur 2 (dy) persona, njëri i gjinisë femërore. Personat e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. Arma (pistoleta) me të cilën dyshohet se është kryer vepra, është konfiskuar nga njësitet përkatëse policore të DRP-Pejë. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48- orë“, thuhet në komunikatën e  dërguar nga zyra e informimit Pejë./21Media