Shembet ndërtesa nëntë katëshe në Rusi

Shembet ndërtesa nëntë katëshe në Rusi

Dy persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë hospitalizuar si pasojë e shembjes së një pjese të një ndërtese nëntë katëshe në qytetin rus të Izhevskit.

Agjencia ruse e lajmeve Interfaks ka raportuar se 32 banesa të bllokut janë shkatërruar tërësisht.

Pamjet e siguruara nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters tregojnë njerëzit që përpiqet tu ndihmojnë personave të ngujuar nën rrënojat e pjesës së shembur të ndërtesës.

Mediat ruse raportojnë se shkaku i aksidentit është duke u hetuar dhe se arsyeja preliminare e shembjes së ndërtesës besohet të jetë një shpërthim gazi brenda ndërtesës./21Media