Malli i dyshuar është konfiskuar

Malli i dyshuar është konfiskuar

Policia e Kosovës në Gjakovë ka zënë dy persona, të cilët  janë zënë duke kontrabanduar duhan.

“Dy persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, derisa po zbarkonin nga një autobus disa qese si të dyshuara, ndalohen për verifikim dhe kontrollim nga Policia”, ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh.

Në këtë rast të dyshuarit në këto qese kanë pasur 420 paketa duhan (refuz) i kontrabanduar. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe inspektorët komunalë.

Malli i dyshuar është konfiskuar. Rasti ka ndodhur dje rrethë orës 17:00. /21Media