Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 01:10 në një nga lokalet e natës në qendër të Pejës.

Incidentin e konfirmoi për Kallxo.com zyrtari për informim i Policisë së Pejës, Driton Rugova. “Policia rreth orës 1:10 është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal të natës”, tha Driton Rugova.

Si pasojë e këtyre të shtënave, Rugova tha se janë plagosur dy persona. “Sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Tre persona janë të dyshuar për këtë rast, ndërkaq të njëjtit janë në arrati dhe në kërkim nga Policia. Rugova tha se të dyshuarit janë të njohur për Policinë e Pejës.

Ky rast nga porkurori i shtetit është cilësuar si vrasje në tentativë./kallxo