Iu refuzuan vizat

Iu refuzuan vizat

Dy politikanë australianë të cilëve po u ndalohet të hyjnë në Kinë, thanë se nuk do të tërheqin kritikat e tyre për vendin. Andrew Hastie dhe James Paterson, të dy anëtarë të qeverisë australiane, donin të shkonin për studime në Kinë, muajin e ardhshëm.

Por, kërkesat e tyre për viza u refuzuan dhe ambasada kineze tha se ata mund të vizitojnë vetëm nëse do të “pendohen vërtetë” për komentet e tyre. Të dy, Hastie dhe Paterson hodhën poshtë kërkesën, transmeton rtv21.tv

Politikanët konservatorë kanë qenë kritikë të hapur të Kinës – me theks të veçantë në të dhënat e saj për të drejtat e njeriut dhe ndërhyrjen e saj të pretenduar në politikën australiane.

Një politikani të tretë që do të shkonte bashkë me ta, Matt Keogh, nuk i ishte refuzuar viza, sipas ekspertëve të China Matters. 

Ka një debat të vazhdueshëm për ndikimin kinez në Australi, me disa politikanë që akuzojnë Pekinin se po përpiqet të depërtojë në politikën australiane përmes donacioneve. Të tjerë, megjithatë, besojnë se akuzat po nxisin ksenofobinë dhe po dëmtojnë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Në një deklaratë pasi vizat e Hastie dhe Paterson u refuzuan, një zëdhënës i ambasadës kineze tha që “nuk i mirëpresin ata që kryejnë sulme të pajustifikuar” ndaj vendit.

“Për sa kohë që njerëzit në fjalë vërtet pendohen dhe korrigjojnë gabimet e tyre, e shohin Kinën me objektivitet dhe arsye, respektojnë sistemin dhe mënyrën e zhvillimit të Kinës të zgjedhur nga populli kinez, dera e dialogut dhe shkëmbimeve do të mbetet gjithmonë e hapur”, thanë ata.

Në një përgjigje, Hustie u tha mediave se “ishte i dëshpruar, por jo i befasuar”./21Media