7 dhe 28 prill janë datat e rezervuara për këto dy premiera

7 dhe 28 prill janë datat e rezervuara për këto dy premiera

Gjatë këtij muaji në Teatrin Kombëtar të Kosovë do të jepen premierat e dy shfaqjeve, “Ballkan Bordel” dhe “Dëshira Tours”.

Më 7 prill do të jepet premiera e shfaqjes “Dëshira Tours”, e cila është zgjedhur që të jetë pjesë e repertorit të skenës së vogël. Regjinë e shfaqjes “Dëshira Tours” nga Tenesi Uilliams e ka realizuar Ardi Mejzini.

Shfaqja “Dëshira Tours” e cila do të fillojë nga ora 20:00, është në mesin e pesë shfaqjeve të zgjedhura nga gjithsej tridhjetekatër projekte që kishin aplikuar në konkursi npublik për Skenën e Vogël të TKK-së.

Kurse më 28 prill duke filluar nga ora 20:00 do të jepet premiera e shfaqjes “Bordel Ballkan”, vepër e Jeton Neziraj e cila do të vihet në skenë nga regjisori Andras Urban.

Shfaqja do të sjellë një histori tragjike që ndodhë pas luftës, tragjedi e cila është tipike për familjet në Ballkan, për shoqëritë që janë në tranzicion, duke krijuar kështu ndërlidhje edhe me realitetin, duke sjellë vrasje, dashuri, urrejtje e shpresë.

Kjo shfaqje do të vijë nga loja e aktorëve Shkelzen Veseli, Ardian Morina, Armend Baloku, Armend Smaili, Adhurim Demi, Basri Lushtaku, Shpejtim Kastrati, Arta Selimi, Shengyl Ismaili, Majlinda Kasumoviç, Semira Latifi, Albulena Kryeziu- Bokshi.