Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë pësuar lëndime trupore, derisa po kryenin punime me një eskavator në një objekt banim, mbrëmë në fshatin Pozheran të Vitisë.

“Raportohet se derisa po kryenin punime me një eskavator në një objekt banimi, dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë janë zënë nga pllaka e betonit”, thuhet në njoftimine policisë.

Si pasojë e lëndimeve të marra dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin regjional të Gjilanit.

Me vendimin e prokurorit iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime./21Media