Blerta Rrustemi-Neziraj e Agon Myftari në laboratorin e  “Lincoln Center Theater”

Blerta Rrustemi-Neziraj e Agon Myftari në laboratorin e  “Lincoln Center Theater”

Dy regjisorët kosovarë, Blerta Rrustemi-Neziraj dhe Agron Myftari janë të përzgjedhurit në mesin e rreth 600 regjisorëve profesionistë, që kanë aplikuar në programin “Lincoln Center Theater” në New York  për vitin 2018. Në muajin gusht të këtij viti ata  do të qëndrojnë në New York për tri javë si pjesë e laboratorit për regjisorë “LCT Director’s LAB 2018.

Ky laborator për regjisorë i “Lincoln Center Theater” është një program zhvillimor për trajnimin e regjisorëve të teatrit nga e gjithë bota. Rreth 70 regjisorë profesionistë, të cilët janë aktivë në punën e tyre, marrin pjesë çdo vit.

Ky program i cili do të mbahet në gusht të këtij viti, përmban një sërë seminaresh seancash të përbashkëta, provash, hulumtimesh dhe diskutimesh me mjeshtër artistë, që u japin regjisorëve një thellim më intensiv në profesionin e tyre, duke nxitur marrëdhënie bashkëpunuese mes një komuniteti të bashkuar artistësh.

Vitin e kaluar ky program kishte pranuar 68 regjisorë nga 22 shtete të botës dhe 13 shtete të ShBA-së.

Në përzgjedhjen e dramave  nga ana e organizatorëve  është zgjedhur edhe drama “Peer Gynti nga Kosova” e dramaturgut Jeton Neziraj.
Gjithësje janë përzgjedhur 7 drama nga një numër i madh i dramave të propozuara nga aplikantët.