Dy seanca gjatë javës

Kryesia vendos që gjatë kësaj jave të mbahen dy seanca plenare

Kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se njëra seancë do të mbahet të enjten në të cilen do të shqyrtohen projektligjetligjet e mbetura nga seanca e kaluar.Ndërsa sipas tij  të premten do të mbahet seanca e re ku do të trajtohen pikat e rendit të ditës pyetje përgjigje si dhe dy interprelanca.

Sa i përket kthimit të Listes Serbe në institucione, Haliti deklaroi se Lista Serbe e ka vendin në institucione. “ Ata janë në Kosovë dhe shpresoj se duhet të bashkëpunojnë me institucionet e vendit për t’i tejkaluar sfidat me të cilat përballet vendi, sidomos në formimin e ushtrisë së Kpsovës”., tha ai

Kurse shefi i grupit parlamentar të “Vetëvendosjes” Glauk Konjufca, deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë se Lista Serbe është kthyer për të mos e humbur mandatin e tyre./21Media

Back to top button