Asgjë nuk i tremb këto shenja

Asgjë nuk i tremb këto shenja

Në emër të dashurisë njerëzit kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë disa prej sakrificave më të mëdha. Ne të gjithë e kemi ndjerë atë në një periudhë të jetës tonë. Poetët shkruajnë mbi të, këngëtarët gjithashtu – dhe pse shpesh është e vështirë për ta përcaktuar, dashuria romantike përfshin zhvillimin e një lidhje të fortë emocionale – i njohur si “ngjitje” – tërheqje seksuale dhe përkujdesje.

Ja cilat janë dy shenjat e horoskopit që janë në gjendje të bëjnë gjithçka për dashurinë.

DEMI

Në qoftë se partneri/-ja juaj i përket shenjës së Demit konsiderojeni veten me fat, pasi të lindurit në këtë shenjë duan të përjetojnë sa më shumë emocione pranë partnerit. Asgjë nuk i tremb për të pasur marrëdhënien e ëndërruar, as kilometrat e gjatë. Vlerësojnë ndershmërinë më shumë se çdo gjë tjetër dhe presin që partneri i tyre t’ua kthejë me të njëjtën monedhë. Nuk u pëlqejnë lojërat, duan lidhje të qëndrueshme e të gjata, dashuria për ta është forca më e bukur që mund të udhëheqë jetën e një njeriu.

PESHORJA

Peshoret janë pasionante të lindura, të gatshme për të bërë çdo gjë që lidhja të funksionojë siç duhet, si p.sh të marrin avionin, trenin, biçikletën, madje të hipin edhe në shpinën e një deveje për të shkuar pranë dashurisë. Por, sakrificat në emër të dashurisë nuk nënkuptojnë vetëm zhvendosje fizike, por edhe të bësh kompromise duke hequr dorë shpeshherë edhe nga dëshirat e tyre./21Media