Dy shqiptarë arratisen nga burgu grek

28 Gusht 2019

Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tyre

Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tyre

Katër të burgosur janë arratisur mesditën e sotme nga burgu rural i Tyrins në Greqi. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për dy shqiptarë, një maroken dhe një algjerian.

Rrethanat e arratisjes  dhe koha e saktë nuk janë zbuluar  akoma, ndërkohë policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tyre.

Në fillim të korrikut nga i njëjti burg u arratis një i dënuar  i akuzuar për vrasje dhe konflikt të armatosur me policinë./oranews