Nuk po i harrojnë traditat....sa e shijshme!

Nuk po i harrojnë traditat….sa e shijshme!

Pitja është një prej ushqimeve tradicionale ndër më të pëlqyerat tek ne.  Këtë e pëlqejnë edhe të famshmit.

Kështu modelja e njohur, Emina Çunmulaj, mbrëmë kishte një mysafir të veçantë. Është fjala për këngëtarin  Albert Stanaj, shkruan rtv21.tv

Dy shqiptarët e famshëm vendosën që darkën ta hanë shqiptarçe, ata gatuan pite së bashku.

Emina ka ndarë momente kur procesi i gatimit të këtij ushqimi ka përfunduar. Nuk mund ta mohojmë se ata kanë bërë pite shumë të shijshme, të paktën kështu duket në videon e Eminas në InstaStory.

Ndryshe Çunmulaj dhe Stanaj janë miq të mirë, ata shpesh postojnë fotografi e video  së bashku në rrjetet sociale./21Media