Ismajli ka kontratë deri në vitin 2022

Ismajli ka kontratë deri në vitin 2022

Ardian Ismajli mund ta vazhdojë karrierën në Serie A. Kështu raportojnë mediet kroate, që sigurojnë se për mbrojtësin kuqezi të Hajdukut të Splitit po interesohen dy ekipe të Serisë A, më konkretisht Bologna dhe Atalanta.

Klubet në fjalë e kanë ndjekur mbrojtësin në disa ndeshje të skuadrës kroate dhe e kanë vlerësuar potencialin e 23-vjeçarit.

Lidhja me Bolognan dhe Atalantën nuk është e vështirë për t’u kuptuar që është bërë nëpërmjet Edy Rejas, i cili i ka drejtuar këto ekipe disa vite më parë.

Ardian Ismajli ka kontratë me Hajdukun e Splitit deri në verën e vitit 2022, por nga kërkesat që ka për lojtarin e përfaqësueses së Shqipërisë vështirë se do të qëndrojë më gjatë në kampionatin kroat.