Dy të burgosur ia vunë flakën dhomës së pavijonit

Nuk ka të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuari, derisa ishin në vuajtje të dënimit i kanë vënë zjarrin njërës nga dhomat e pavijonit në Qëndrën korrektuese në Lipjan.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në orën 16:22. Policia këtë rast e ka cilësuar si shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, shkruan rtv21.tv.

Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori./21Media

Back to top button