Dy  të dyshuar për lidhje të mundshme me shpërthimin që ndodhi sot në metronë e Shën Petersburgut

Dy  të dyshuar për lidhje të mundshme me shpërthimin që ndodhi sot në metronë e Shën Petersburgut

Autoritetet ruse kanë lëshuar një urdhër arrest për dy persona, si të dyshuar për lidhje të mundshme me shpërthimin që ndodhi sot në metronë e Shën Petersburgut.

“Dy persona janë duke u kërkuar të dyshuar për planifikimin e shpërthimit. Një dyshohet se ka vendosur një mjet shpërthyes në kamion dhe të tjetri për vendosjen e bombës në stacionin e metrosë”, ka thënë një burim për agjencinë e lajmeve Interfax.

Përfaqësuesit e policisë, kanë njoftuar se në sulmin e sotëm terrorist në Shën Petersburg, kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa 50 të tjerë janë plagosur.