Gurët ranë mbi një autobus

Gurët ranë mbi një autobus

Një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali në vendin e quajtur “Knalla”, në aksin rrugor mes Lezhës e Shëngjinit, duke rënë mbi një autobus të rastit mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 06:42.

Për pasojë kanë mbetur të lënduara dy shtetase, një 21-vjeçare nga Zejmeni dhe një 23-vjeçare nga Treshi, që të dyja jashtë rrezikut për jetën, por me shtetasen e parë që është transportuar për kurim më të specializuar në Qendrën e Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje shkoi policia dhe grupi hetimor për të hetuar rrethanat e aksidentit.