Dy të plagosur në Prishtinë

Dy persona u plagosën dje në orët e para të mëngjesit 

Policia raporton se të shtunën pas mesnatës, në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë, tre të dyshuar meshkuj kanë shtënë me armë zjarri në një lokal.

Me këtë rast njoftohet se lëndime trupore nga arma e zjarrit kanë pësuar dy punëtorë të sigurimit të lokalit. Pas kësaj të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Përderisa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë dhe në largim e sipër kanë dëmtuar tri vetura tjera.

“Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja dhe tri predha. Gjatë punës hetimore, në qytetin e Gjakovës janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj dhe gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë  gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një pushkë gjuetie, 242 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm si dhe vetura e cila dyshohet se është e përfshirë në rast”, thuhet në raportin e Policisë.

Të dyshuarit pasi janë  intervistuar janë dërguar ne mbajtje./21Media

Back to top button