Dy të plagosur në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë rreth orës 22:30 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 22:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Ahmet Krasniqi “në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, raportohet për dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.”, ka thënë Ahmeti.
Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe hetuesit policor, janë në kërkim të tij dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./21Media
Back to top button