Dy të vdekur nga Covid-19

Dy persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në Kosovë, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu janë regjistruar edhe 783 rase të reja pozitve nga 2 mijë 473 mostra të testuara.
Ndërsa raportohet për 952 persona të shëruar.
Aktualisht numri i të infektuarave në Kosovë raportohet të jetë 5 mijë e 561 .
Ndërsa, nga SSHKUK bën të ditur se 38 pacientë me koronavirus  janë të hospitalizuar, përfshirë edhe një foshnjë.
Brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 80 persona. Kujtojmë që të drejtë vaksinimi në Kosovë kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Nga mosha 18 e sipër, qytetarët mund të vaksinohen me tri doza të vaksinës, ndërkaq ata mbi 60 vjeç dhe personat më të ndjeshëm mund të imunizohen edhe me dozën e katërt./21Media

Back to top button